
Studentja amerikane Amanda Knox dhe ish-i dashuri i saj Raffaele Sollecito vranë Meredith Kercher. Kështu ka deklaruar në Gjykatën e Apelit të Italisë i dënuari i parë për vrasjen e studentes britanike, Rudy Guede.
Në sallën e gjyqit, Guede konfirmoi se besonte se Knox vrau shoqen e saj të apartamentit.
Ndërkohë që amerikania nga ana e saj është ngritur në këmbë duke thënë se ka mbetur “e tronditur” pas kësaj deklarate.
Amanda, 23 vjec dhe ish-partneri i saj Raffaelle, 26, po apelojnë ndaj dënimit të tyre për vrasjen e Meredith Kercher në vitin 2007, në Peruxha.
Kercher u gjet me fytin e prerë në apartamentin e saj në Peruxha, pas asaj që prokurorët e quajtën një lojë seksuale të përfunduar keq.
Knox po shlyen dënimin e saj 26-vjecar për këtë vrasje, ndërkohë që Sollecito është dënuar me një vit më pak.
Pas deklaratës së dëshmitarit nga Bregu i Fildishtë, gjyqtari ka rikonfirmuar akuzat ndaj dy të rinjve të akuzuar për vrasje.
Top Channel