
Shtatë ditët që do te ndryshoje rrenjesisht jeten e grekeve konsiderohen
7 ditet ne vijim nga qeveria e z.Papandreu,qe thekson se ne keto dite
do te vendoset e ardhmja e popullit te tij.
BE ka bere te qarte se ne se nuk votohet ne mbremjen e se merkures Plani Afatmesem dhe te enjten ligji per zbatimin e tij,Greqia nuk do te marre kestin e radhes dhe do te shpalle pamundesi pagesash,qe interpretohet si falimentim i shtetit.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble ka deklaruar ne gazeten Bild se Eurozona ka marre masa paraprake ne se parlamenti grek ndryshe nga ç’pritet, do të votojë kundër paketës së kursimeve.
Plani Afatmesem cilesohet si nje cunam masash financiare per qytetaret greke perderisa do te paguajne taksa, akoma edhe ata qe marrin paga dhe pensione te uleta,pra rreth 2.500.000 vete.Shume deputete te partise ne fuqi PASOK ,kundershtojne ta aprovojne ,por qeveria ka vene para tyre dilemen- falimentim ose shpetimi i vendit.
Si nje presion ndaj deputeteve te parlamentit per te aprovuar planin e masave cilesohet edhe intervista e zevendesministrit Theodhoros Pangalos ne gazeten spanjolle El Mundo ne te cilen u pergjigjet zerave qe parashikojne kthimin e Greqise ne dhrahmi. Eshte nje skenar i pabaze,qe ne se do te ndodhte diten e neserme qyetaret do te rrethonin bankat per te marre parate e tyre- ka thene numri dy i qeverise greke -ushtria do te duhej t’i mbronte me tankse, do te krijohej anarki e papare dhe njerezit do te vevevriteshin duke u hedhur nga dritaret. Dhe kjo do te ishte katastrofike edhe per BE.
Nderkohe qeveria greke do te perballet edhe me nje greve te re te pergjitshme 48 oreshe, te marten dhe te merkuren ,qe organizojne sindikatat e sektorit shteteror dhe atij privat.Sindikalistet kane pranuar ftesen e qytetareve te “Levizjes se te Indinjuarve” per te rrethuar parlamentin te merkuren, diten e votimit te Planit Afatmesem dhe ky do te jete testi me i forte qe ka kaluar cdo qeveri greke ne 35 vitet e fundit.
Top Channel