2012, Bachmann njofton kandidimin
27/06/2011 17:55
Figura në ngritje e Tea Party, Michelle Bachmann, 55 vjec dhe deputete e Minesotës, ka njoftuar sot kandidaturën e saj në garën e parë të republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2012.
Sipas sondazhit të fundit të publikuar në Ajoua, ku më 6 shkurt janë në kalendar zgjedhjet e para me sistemin “caucus”, Bachmann fiton 22 për qind të votave.
Megjithatë ajo ndodhet pas favoritit Mitt Romney, ish-guvernatori i Masacusets, në vend të parë me 23 për qind të votave.
Top Channel