Shuhet Alqi Kareco

26/06/2011 16:55

U nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, Alqi Kareco orkestrues i më shumë se 5000 këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, pjesëmarrës në Festivalet e Këngës në Radio-Televizionit.

Miq, të afërm e kolegë bënë homazhe dhe nderuan punën  e Alqi Karecos duke e vlerësuar atë si një pasuri të cmuar që i lë muzikës shqiptare.

Kareco ndërroi jetë mbrëmjen e 25 qershorit në Tiranë pas një sëmundje të rëndë. Mesazh ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, u dërgua edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Top Channel