Fier, gjendet trup i pajetë në Seman

26/06/2011 20:15

Policia e Qarkut të Fierit njoftoi gjetjen e një kufome të dekompozuar në grykëderdhjen e lumit Seman.

Sipas policisë, trupi i pajetë i gjetur në orët e pasdites së sotme i përket një mashkulli.

Nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që kufoma pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur nëse vdekja ka qenë aksidentale apo kemi të bëjmë me një krim.

Top Channel