Afganistan, varrosen viktimat e spitalit

26/06/2011 14:50

Në provincën lindore të Logarit, në Afganistan, po zhvillohet ceremonia mortore e viktimave të atentatit me autobombë të kryer dje ndaj një spitali.

38 persona, përfshirë gra shtatëzëna dhe fëmijë, mbetën të vrarë në sulmin e djeshëm, më i përgjakshmi ndaj një qendre mjekësore që nga rënia e talebanëve në vitin 2001.

Spitali, në rajonin e Azras, u shkatërrua duke lënë persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Autoritetet kanë fajësuar për këtë sulm talebanët, por më vonë grupi i rebelëve mohoi akuzat.

Një zëdhënës i talebanëve deklaroi se militantët nuk sulmojnë civilë dhe se “dikush me axhendë” fshihej pas atentatit.

Autoritetet theksojnë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë se bilanci i deritanishëm, pasi të afërm të disa prej personave të vrarë morën trupat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA