Siri, 10 viktima nga protestat
25/06/2011 04:15
Mijëra protestues sirianë dolën sërish në rrugë pas faljes së të premtes, për të protestuar kundër regjimit të presidentit, Bashar al Assad.
Këtë herë protestat janë shtrirë në pjesën më të madhe të vendit dhe janë raportuar sërish viktima.
CNN thotë se të paktën 10 persona humbën jetën ditën e premte, ndërkohë që në kufirin me Turqinë, vijon situata e rënduar me prani të theksuar të trupave siriane të cilat përpiqen të pengojnë eksodin e civilëve që i drejtohen kufirit turk për t’i shpëtuar dhunës në Siri.
Top Channel