Inspektorët e Mjedisit kane vendosur 3 milione lekë gjoba për personat
që kanë bërë ndërtimet pa leje të minimoleve në bregdetin e Vlorës.
Situata ne kete zone eshte renduar me numrin e madh te minimoleve qe dalin ne det dhe qe jane ndertuar me inerte qe hidhen pothuajse cdo dite ne uje. Drejtuesit e Ministrise se Mjedisit ishin ne nje konference ne qytetin e Vlores, ku kane diskutuar ne lidhje me mbrojtjen e bregdetit. Zvendesministri Taulant Bino eshte pyetur per ceshtjen e ketyre ndertimeve pa leje.
“Duhet që këtë pyetje t’ia drejtoni edhe institucioneve të tjera, domethene unë do t’ju sugjeroja që vec Ministrisë së Mjedisit të pyesnit edhe Ministrinë e Punëve Publike, Policinë Ndërtimore dhe Pushtetin Vendor”, tha Bino.
Drejtori Rajonal i Mjedisit Geron Gunabardhi ka treguar masat ndeshkuese, kryesisht gjoba qe jane vendosur ndaj ndertuesve te moleve.
Pavaresisht gjobave ndertimet ne zone vijojne dhe autoritetet vendore nuk i kane ndaluar, nderkohe asnje prej demtuesve te vijes bregdetare nuk eshte paditur penalisht.
Top Channel