Tirana, “fajet” e KQZ

24/06/2011 16:05

Profesor Kristaq Kume ish- kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
thotë se urdhëri Kolegjit Zgjedhor për hapjen e kutive të 11 njësive
bashkiake të Tiranës nga KQZ është realizuar formalisht.

“Cilësia, mënyra se si është administruar, është realizuar ky detyrim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pjesë e atakimit, sic ne e dimë pozicionin që ka mbajtur ndaj kësaj veprimtarie administruese të Kodit të Zgjedhor, pjesa ose përfaqësuesit e opozitës. Presim që ata ta ankimojnë këtë si proces dhe rezultatin natyrisht që del nga ky proces”, tha Kume.

Sjellja e institucionale e KQZ-së sipas zotit Kume është e rëndësishme, por ama jo i tërë faji mund të bjerë mbi Arben Ristanin, për atë që ka ndodhur në KQZ.Ish – kryetari KQZ-së e shikon si të panevojshme, që Arben Ristani të bëhej inicuesi i vendosjes së një basti, nëse dilte apo nga pjesa e thyer e kutisë zarfi me fletëvotime.

“Ristani është ai që drejton mbledhjen, është i barabartë mes të barabartëve, ky është ligji, ndaj nuk i duhet faturuar gjithcka cka ndodh në KQZ. Komisioni është organ kolegjial merr vendime kolegjiale dhe vendimmarrja e tij duhet t’i faturohet të gjithë anëtarëve. Ristani krijoi një situatë, të cilën nuk ishte dashur ta krijonte, s’kishte pse të bëhen prova të tilla”, tha Kume.

Llogaritjet  matematikore  për ndryshimin e trendit të votave të hedhura gabim, që u gjetën në  1793 kuti nga 368 qendra votimi, të hapura pas urdhërit të Kolegjit, me ato të 117 që hapi KQZ-ja, për profesor Kumen është thjeshtë pjesë e një analize poltike.

“Nuk ka asnjë vlerë, zbatimi i cfarëdolloj metode, qoftë kjo statikore, vlerësim matematik apo psikologjik, përsa kohë që ne ndodhemi përpara një situate reale konkrete me objekte konkrete, që do të thotë që ne i kemi materialet, ato jane administruar mbi bazën e tyre ka dalë një rezultat nga një institucion i ngarkuar me ligj për ta nxjerrë dhe aktorë që janë pjesëmarrës në nxjerrjen e këtij rezultati, por nuk janë dakord me të sic është rasti i PS-së, me të drejtën e plotë do ta atakojë atë, dhe është pjesa tjetër që njihet me ligj, për të vepruar dhe për të gjykuar mbi bazë të fakteve që do të sjellin ankimuesit”, tha Kume.

Për zotin Kume beteja ligjore që po përgatit PS për t’u ankimuar në Kolegjin Zgjedhor duhet bazuar në prova të pakontestuara.

“Nëse opozita është në gjendje që të sjellë prova të pakundërshtueshme për ekzistencën e diferences mes numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe fletëve të numëruara, në kushtet kur kjo diferencë kapërcen diferencën mes dy garuesve, që janë 95 vota tashmë, problemi ligjerisht është i zgjidhur, në kuptimin që Kolegji Zgjedhor shumë shpejt merr vendimin dhe vendimi dihet se cili është, vendim që tashmë ka marrë për rastet e jashtme: pavlefshmëri e zgjedhjeve”, tha Kume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA