Delijorgji refuzon statusin “i pandehur”

24/06/2011 15:00

Mihal Delijorgji, kete te premte, nuk ka pranuar në Gjykatë të pyetet si i pandehur
për cështjen e Gërdecit, por ka bere vetem nje deklarate ne lidhje me
pozicionin e tij ne shoqerine “Albademil”, e cila eshte subjekt i pandehur
nga prokuroria per tragjedinë e Gërdecit.

Nje nga prokuroret e ceshtjes, Mirjeta Zaimi u shpreh qe ne celje te procesit, se pyetja e Delijorgjit do te vijonte te behej ne statusin e te pandehurit dhe jo sikurse u vendos ne seancen e meparshme, kur gjykata vendosi qe Delijorgji te pyetej edhe si person fizik, por edhe si perfaqesues i “Albademil”.

Kjo, pasi dicka e tille bie ndesh me ligjin per pergjegjesine penale, ne rastin kur ai flet si i pandehur dhe pastaj si perfaqesues.Gjykatesi Ridvan Hado e mbeshteti kerkesen e prokurorise dhe u shpreh se ky eshte nje lapsus i trupit gjykues, qe vendosi ta therrase Delijorgjin me te dyja cilesite, per kete ai do vijoje te pyetet si i pandehur ,tha gjykatesi.

Ne kete pike Delijorgji pasi u keshillua me avokatet refuzoi t’i pergjigjej seances se dyte te pyetjeve ne cilesine e te pandehurit.Por ishte dakord te fliste si perfaqesues i “Albademil”.  Ne kete deklarate, Delijorgji u shpreh se se ai ishte bashkeadministrator me Patrik Henrin dhe mbulonte pjesen financiare, kurse Patriku trajtonte anen teknike dhe te sigurise. Delijorgji shtoi se kjo gje vertetohet shume thjesht edhe nga dokumentacionet, si regjistri i pagesave qe beheshin per shitjen e barutit.

Ndersa per sasine e eksportit te barutit, sipas Delijorgjit, nuk ka asnje transferte bankare nga kompania ne Belgjike, e cila shiste ne emer te SAC. Delijorgji tha se kishte takuar Patrik Henrin nje dite para tragjedise se 15 marsit. Sipas Delijorgjit, Patrik Henri i kishte thene ne takim se kishte prenotuar nje vapor izrealit per te marre dhe transportuar 700 tonet e barutit te grumbulluar ne Gerdec. Por Patriku kishte thene se kishte probleme financiare  dhe kishte bere me tej kerkesen per 200 tone tunxh. “Ne vijim te kesaj, – tha Delijorgji,- Patriku me dha numrin e llogarise bankare qe kjo sasi tunxhi te shitej dhe te jepej per leket e vaporit, qe do paguhej per te marra barutin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA