Crowe refuzoi rolin e rëndësishëm

24/06/2011 09:45

Russell Crowe është një prej aktorëve të shumtë që kanë humbur në karrierë një shans të madh.

Duke folur para studentëve të “Durham University”, protagonisti i “Gladiatorit” tha me ndershmëri se kishte bërë një gabim të madh duke refuzuar rolin e Aragornit në triologjinë “Zoti i Unazave”.

Motivi për refuzimin ka qenë aspekti financiar, duke qenë se buxheti në dispozicion i ofronte aktorit 10 përqind të përfitimeve nga filmi dhe nuk kishte asnjë paradhënie.

Aktori nuk heziton të pranojë se ka bërë një gabim të madh në karrierën e tij, duke theksuar se nëse do të kishte vepruar ndryshe jeta e tij artistike do të kishte qenë krejt tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA