Aksident rrugor, plagosen atë e bir

24/06/2011 14:20

Aksidentohen rëndë atë e bir në aksin rrugor Korcë-Kapshticë kur dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur makina tip ford me targa KO 2834 A u përplas me një furgon me targa KO 3965B, duke shkaktuar plagosjen e Vasillaq Margos dhe djalit të tij.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA