“Java” shqiptare e modës

24/06/2011 21:15

“Albania Fashion week” ose Java e modës shqiptare ka nisur në Tiranë, duke sjellë tendencat më të fundit të veshjeve të realizuara nga stilistë shqiptarë, por edhe të huaj, me 7 koleksione në total.

Në fakt, ndryshe nga vitet e tjera, ky aktivitet i Dhomës Kombëtare të Modës, në këtë edicion të pestë të tij, do të zhvillohet vetëm në dy ditë, kjo për shkak të mungesës së financimeve për të zhvilluar javën e plotë.

Në ditën e parë, u prezantuan veshjet e stilistes Mirela Cici.

Koleksioni i saj është bazuar në kombinimin e ngjyrave dhe tekstileve dhe sipas stilistes, synon që të individualizojë personalitetin dhe sensualitetin e femrës shqiptare, nëpërmjet materialeve të lehta si mëndafshi, tantella dhe lëkura.

Më pas sfilata vazhdoi me koleksionin e quajtur “Red Carpet-Tapeti i kuq”, i Institutit të Modës Burgo. Ngjyrat, mes të tjerash: e bardha, e kuqja, grija, e zeza, jeshilja-limon. Materialet e përdorura: sateni, shigoni, organza, taftaja dhe tyli i qendisur.

Një tjetër stiliste: Mimoza Selimi. Koleksioni i saj solli veshje kryesisht klasike, për grupmoshën nga 35-45 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA