Wimbledon, Djokoviç lehtësisht në turnin e tretë

23/06/2011 19:00

Novak Djokovic është kualifikuar për turnin e tretë të turneut të Wimbledon.

Tenisti serb, numri dy i botës, ka mundur afrikanojugorin Kevin Anderson në tre sete, me rezultatin 6-3, 6-4, 6-2 në një orë e 54 minuta lojë.

Në takimin e ardhshëm, Djokovic do të përballet me qipriotin Marcos Baghdatis dhe italianin Andreas Seppi.

Serbit, nëse do arrinte finalen e turneut që po zhvillohet në barin londinez, do të bëhej numri një në renditjen e Atp, duke lënë pas Rafael Nadal.

Top Channel