Vlorë, “masakër” në bregdet

23/06/2011 01:05

Prej më shumë se gjashtë muaj e gjithë vija bregdetare nga Vlora deri në Orikum po pushtohet nga ndërtimet pa leje si dhe hedhja e mbetjeve inerte në det për ngritjen e minimoleve.

Me dhjetra janë ndërtimet të cilat kanë pushtuar gjithë hapësirën publike të kësaj zone, po ashtu nuk kanë rreshtur së hedhuri dherat dhe gurët në det të cilat kanë prishur përfundimisht vijën bregdetare të kësaj zone.

Për këtë situatë alarmante kreu i operatorëve turistikë për të gjithë jugun e vendit, Vasil Bedini thotë se ky është një imazh i keq për turistët.

Kjo situatë po nxitet më shumë nga mungesa e autoritetit të institucioneve të cilat u përfshinë në fushatën zgjedhore. Aktualisht bashkitë dhe komunat që kanë nën kujdes këtë hapësirë nuk janë konstituuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA