
Pas vizitave në Lushnjë dhe Fier, kreu socialist Edi Rama ka vijuar sot turin e takimeve me bazën e Partisë Socialiste në Gjirokastër.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura është bërë një analizë e bilancit të votave të marra në krahasim me dy zgjedhjet e fundit 2007-2009.
Burime nga takimi pohojnë se Rama ka bërë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë me aleatët.
Zoti Rama ka theksuar domosdoshmërinë e një bashkimi forcash karshi mazhorancës, që sic tha ai, është zhytur në skandale korrupsioni, aferash dhe në vjedhje votash, sic po ndodh me mandatin e Tiranës që po përpiqet ta grabisë.
Konstituimi i këshillave komunale dhe bashkiakë, përfshirë një vlerësim mbi zgjedhjet vendore të 8 majit dhe rezultatet e arritura ishin pjesë e takimit. Kreu socialist do të vijojë turin edhe në ditët në vijim në qytete të tjera.
Top Channel