Prokurorët federalë amerikanë ngritën akuzat zyrtare ndaj djalit nga Kosova, që qëlloi për vdekje dy pjesëtarë të forcave ajrore amerikane në Gjermani në muajin mars.

Zyra e prokurorit amerikan në New York thotë se Arid Uka brohoriti në gjuhën arabe “Zoti është i madh” dhe vazhdoi të qëllonte deri sa iu mbaruan fishekët.

I akuzuari Arid Uka ndodhet i ndaluar në Gjermani. Është e paqartë nëse ai do të ekstradohet në Amerikë për t’u gjykuar.

Ai ishte punonjës me kontratë në aeroportin e Frankfurtit kur u fut në një autobus ku kishte pasagjerë edhe anëtarë të forcave ajrore të SHBA-së.

Zyrtarët amerikanë besojnë se ai veproi i vetëm dhe nuk ishte pjesë e asnjë grupi terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA