Klosi: Manipulime me procesverbalet

23/06/2011 21:55

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi ka deklaruar se zbatimi i vendimit të Kolegjit Zgjedhor nga KQZ tregoi hapur manipulimin e procesit zgjedhor.

“Ka procesverbale që thonë se zgjidhet Edi Rama me dy vota të kontestuara, pastaj ato hapen dhe del fitues Basha. Këto janë shembuj që dëshmojnë se aty ka manipulim”, ka pohuar Klosi.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, deputeti socialist ka fajësuar kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, si palë kyce në këtë deformim të vullnetit të qytetarëve.

“Këtu u prish bipolariteti i gjithë sistemit. Materialet u morën në dorëzim nga Ristani dhe KQZ dhe gjithcka degradoi”, ka deklaruar Klosi.

Ai ka treguar edhe shembuj të konstatuar gjatë numërimit, që tregojnë se si Ristani ka shkelur ligjin duke fshehur sipas tij të vërtetën.

“U hap zarfi dhe vëzhguesit e PS duartrokitën sepse doli e vërteta. Por Ristani tha: “Punë e madhe”. Ai njeri që paguhet që të vërë drejtësi, e shkel atë”, ka shtuar Klosi.

Top Channel