Klosi: Kolegji degradoi zgjedhjet

23/06/2011 22:15

Partia Socialiste po përgatitet për një ankimim të ri në Kolegjin Zgjedhor pas përfundimit të procesit të rivlerësimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara dhe daljes së një vendimi të pritshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

I ftuar në Top Story, deputeti socialist, Blendi Klosi tha se socialistët po përgatiten të dërgojnë një tjetër ankimim në Kolegj, por tha se detajet e përmbajtja e padisë pritet të zbulohen në ditët e ardhshme.

Zoti Klosi u shpreh se i gjithë procesi zgjedhor u deformua me procesin e numërimit, dhe ripërsëriti qendrimin e opozitës se vendimi i parë i Kolegjit Zgjedhor ishte i padrejtë.

“Kolegji Zgjedhor me anë të një gjyqtari me emrin Tom, goditi me tej procesin e numërimit të votave. Tani jemi në një situatë ku do të anashkalohet cfarë ndodhi me dhe PS po përgatit ankimimin në Kolegjin Zgjedhor pas një vendimi të pritshëm të KQZ-së. Kjo drejtësi është një nga instrumentat më të cuditshme në këtë vend”, tha Klosi.

Top Channel