
Shoqata ‘Cameria’ ka celur konkursin per ndertimin e Varrezave te Shqiptareve te Camerise ne Qafë–Bot,ku humben jeten 2700 gra, burra e
femije gjate marshimit tragjik pas debimit nga trojet e tyre.
Varrezat do të ndërtohen në fshatin Kllogjer të rrethit Sarandë, aty ku prehen më shumë se dy mijë shqiptarë të Çamërisë, që humbën jetën nga lodhja, mungesa e ushqimit dhe ujit.
“Eshte një ëndërr e kahershme e shoqatës patriotike ‘Cameria’, por edhe një angazhim i hershëm i saj, ashtu sikurse ishte një dëshirë e të gjithë popullsisë shqiptare të ‘Camërisë’, që të kishin një varrezë të sistemuar dhe në kuptimin e vërtetë të fjalës monumentale. Ata mijëra njerëz të pafajshëm që vdiqën pikërisht në ato zona e meritojnë plotësisht të nderohen”, tha kreu i shoqatës, Ardian Tana.
Kryetari i Jurisë, Artan Lame tha se keto varreza do te jene nje monument i ngritur ne nder te viktimave dhe nje kujtese e forte, per genocidin grek kunder popullsise came.
“Dëshira për t’i dhënë një prehje dinjitoze të vdekurve, ky është elementi i parë që ne si qënie njerëzore e mbajmë ndaj të vdekurve tanë”, tha Lame.
Varrezat jane nen pronesine e shoqates ‘Cameria’ dhe deri me 30 shtator duhet te paraqitet dosja nga studiot projektuese, e cila duhet te permbaje disa detaje te rendesishme, si ngritjen e nje obelisku dhe anen dekorative te monumentit.
Top Channel