Njësia 9, Basha 27, Rama 26 vota

22/06/2011 20:50

Ka përfunduar para pak castesh numërimi i fletëve të gabuara të hedhura në kutitë e njësisë bashkiake numër 9 të Tiranës.

Nga numërimi, kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 27 vota, ndërsa ai socialist Edi Rama 26. Basha ruan kështu avantazhin e tij me 73 vota plus ndaj kryetarit të Partisë Socialiste.

Aktualisht pjesëmarrësit në procesin e numërimit po bëjnë një pushim të shkurtër, për të rinisur pas pak minutash numërimin e njësisë numër 10, që ka 20 kuti.

Për të siguruar integritetin e procesit, KQZ u vizitua sot nga ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, i cili zhvilloi një takim kokë më kokë me kryetarin Arben Ristani.

Top Channel