Mbledhje urgjente e KLD-së, diskutohet imuniteti i një gjyqtari
22/06/2011 11:20
Mblidhet urgjent Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku po diskutohet për
heqjen e imunitetit të një gjyqtari, për t’i hapur rrugë kështu
procedimit penal ndaj tij.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, që po drejton mbledhjen, thekson se procedim penal do të ketë për cdo gjyqtar që abuzon, duke paralajmëruar shqyrtimin e disa rasteve të tjera.
Ende nuk dihet zyrtarisht emri i gjyqtarit, ndërkohë KLD shtyu për një ditë tjetër procesin e emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve.
Top Channel