KQZ, nis numërimi i njësisë nr. 9

22/06/2011 18:30

Sapo ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve numërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara të njësisë bashkiake numër 9 të kryeqytetit.

Gjithësej janë për t’u numëruar 152 kuti. Numërimi po bëhet pas vendimit udhëzues që Kolegji Zgjedhor i dha KQZ-së, pasi miratoi pjesërisht kërkesën e PS.

Deri tani në avantazh është kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha me 72 vota plus ndaj kandidatit të Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Ndërkohë, PS publikoi sot fakte të reja që sipas saj provojnë se në kutitë e disa njësive bashkiake ka më shumë fletë votimi se votues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA