KLD i heq imunitetin gjyqtarit
22/06/2011 13:45
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një mbledhjeje ka hequr imunitetin e
gjyqtarit të Tropojes, Sami Ujkashi dhe ka pezulluar aktivitetin e tij
deri në përfundim të hetimit, të nisur nga prokuroria e Durrësit,
nën akuzen e ushtrimit të ndikimit të paligjshem të personave që
ushtrojnë funksione publike.
Nenkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu e ka ruajtur sekretin e hetimit.
Mbledhja e sotme e KLD-se ishte urgjente, ndersa është shtyrë për një ditë tjetër procesi i emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve.
Top Channel