ISHP: Kujdes me konsumimin e ushqimeve
22/06/2011 11:45
Shefi i Sektorit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik
Dritan Ulqinaku deklaroi se janë në rritje rastet nga sëmundjet
gastro-enterite që prekin aparatin tretës dhe shkak për këtë janë bërë
ushqimet.
“Eshtë rritur numri i fëmijëve që në javët e fundit janë drejtuar për ndihmë”, thotë Ulqinaku.
Specialistët bejne apel për kujdes në konsumin e ushqimeve dhe evitimin e lëvizjes së fëmijëve në orët e pikut.
Top Channel