
Qeveria ka vendosur të zgjeroje fushat që mbulon fondi i ekselencës, me
anë të të cilit financohet arsimi i lartë dhe pasuniveristar i
studentëve më të mirë shqiptarë.
Kryeministri Berisha tha se për herë të parë, që prej tre vjetesh, kur u krijua fondi i ekselences, tani do te mbulohen me burse edhe studimet ne art dhe muzike, pervec shkencave natyrore dhe atyre shoqerore. Por pervec mbeshtetjes me bursa te atyre qe shkelqejne ne studime, kryeministri Berisha theskoi rendesine e mbeshtetjes se eksperteve me te mire shqiptare, per t’u kthyer dhe per te punuar ne vend.
“Është e domosdoshme që kuadri ynë ligjor të parashikojë detyrimin e sektorit publik për punësimin imediat të tyre, për bonuset respective ndaj tyre. Është e domosdoshme që të ftohen ekspertë shqiptarë të shquar të të gjitha fushave të rikthehen për të punuar në Shqipëri edhe duke krijuar kushte analoge kur është e mundshme me ato në të cilat punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ne do të bëjmë çdo gjë që të mbështesim çdo ekselencë shqiptare, në mënyrë që vendi të ketë softin e merituar. Ne do të bëjmë gjithçka që të lehtësojmë kthimin dhe sistemimin në vend të ekspertëve dhe specialistëve më të mirë shqiptarë kudo që ndodhen”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha aktualisht 20% e atyre qe punojne ne administrate dhe ne sherbimin civil jane shkolluar ne universitetet me te mira perendimore dhe qeveria do te vazhdoje te mbeshtese pa kufizim studimin e me te mireve ne univeristetet me prestigjioze te botes.
Top Channel