FMN: Ulni borxhin publik

22/06/2011 15:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se financat publike dhe stabiliteti
makroekonomik i vendit janë në presion nga rritja e borxhit.

Gerwin Bell, shefi i misionit për Shqipërinë tha se në këtë pikë ulja e borxhit është urgjente dhe tani qeveria ka dy mundësi për ta bërë atë.

“Ju mund te mbani nivelin aktual te investimeve dhe te ulni borxhin publik ne 50 per qind per 5 vitet e ardhshme, por per kete duhet qe te ngrini pagat ne termat reale. Nese kjo konsiderohet si shume e veshtire, rruga tjeter eshte ajo e te ardhurave, ku mund te rritet serish kontributi per sigurimet sociale, i cili nuk prodhoi rritje te te ardhurave ose te nderhyhet taksa e sheshte. Shqiperia do te ishte serish kompetetive edhe me nivelin 12 apo 15 per qind te takses se sheshte”, tha Bell.

Por qeveria ka një tjetër program për financat publike. Ridvan Bode tha se objektivi kreysor i qeverisë është që të mos lejojë rritjen e mëtejshme të borxhit ndaj përjashtoi masat drastike.

“Ne nuk do të kemi në programin plan për rritje taksash, kjo mund të bëhet përmes shpenzimeve”, tha Bode.

Kërkesa për të ulur borxhin qeverisë po i vjen edhe nga banka qëndrore. Guvernatori Ardian Fullani tha se borxhi i lartë cënon rritjen ekonomike.

“Ekonomia do të përfitonte në terma afatmesëm dhe afatagjatë nga reduktimi i borxhit publik”, tha Fullani

Qeveria u detyrua të ulte parashikimin per rritjen ekonomike nga 5.5 në 5 për qind ndersa Fondi Monetar Nderkombetar ka parashikimin gati dy here me te ulet pasi parashikon rreni te konsumit dhe rritje e ngadalte e eksporteve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta