21 janari, nis procesi ndaj dy të rinjve

22/06/2011 13:40

Gjykata Penale e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka filluar shqyrtimin ne
seance gjyqesore ne ngarkim te dy 20- vjecareve Olti Topi dhe Ervis Domi
nen akuzen e goditjes se punonjesve te policise gjate ushtrimit te
detyres.

Dy te rinjte, njeri prej te cileve ne arrest me burg, akuzohen nga prokuroria se kane qelluar me gure dhe sende te tjera te forta gjate protestave te 21 janarit ndaj punonjesve te policise.

Gjate leximit te kerkeses se prokurorise u dorezuan ne gjykate ne cilesine e proves pamjet filmike te dy te rinjve qe qellojne me gure si edhe deshmite e policeve, te cilet i kane identifikuar dy te rinjte si personat qe i kane qelluar. Vendimi per ta do te merret ne seancen e radhes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta