TI: Korrupsioni, nuk ka vullnet politik për ta luftuar

21/06/2011 15:00

‘Transparency International’ konstaton në raportin e saj me titull
“Masat antikorrupsion të BE-së, matja e progresit në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni e Turqi”, se të katër këto vende duhet të garantojnë
implementim më të mirë të ligjeve anti-korrupsion. (UPDATE)

Por ne kapitullin per Shqiperine, raporti rezervon me shume kritika se kaq. Ai del ne perfundimin se ngerci politik ne vend ka penguar reformat keto dy vitet e fundit. Sistemi gjyqesor ka nevoje te reformohet ne menyre qe te siguroje pavaresine, pergjegjesine dhe profesionalizmin e gjyqtareve, thuhet ne dokument.

Per organizaten nderkombetare te trasnparencest, eshte mungesa e vullnetit politik ajo qe po pengon perpjekjet per te luftuar kete fenomen ne Shqiperi. Qeverise shqiptare, ashtu si dhe asaj kosovare, maqedonase dhe turke, u kerkohet te bejne me shume për të garantuar zbatimin e ligjeve anti korrupsion, të ndërtojnë kapacitete dhe të përmirësojnë qeverisjen e institucioneve kryesore.

Ndonese qeveria shqiptare ka premtuar reforma rrenjesore te sistemit gjyqesor, buxheti i Shqiperise eshte reduktuar keto kater vitet e fundit, duke e bere thjesht te pamundur implementimin e ndryshimeve sistematike.  Ne Europe, Shqiperia ka nivelin me te ulet te shpenzimeve qeveritare te kushtuara gjyqesorit dhe rrogat e gjyqtareve jane 50% me te uleta se ato te Kosoves fqinje.

Kushtet e veshtira te punes, vazhdon raporti, mund te jene nje nga arsyet e numrit te vogel te ushtruesve ne vendin qe ka rreth 350 te tille, shifer qe e ben Shqiperine nje prej vendeve me raportin me te ulet te gjyqtareve ne krahasim me popullsine ne Europe.

Perpos resurseve te pamjaftueshme, influencimi i tyre dhe mungesa e merito-kracise kane cuar ne probleme te qenesishme persa i takon terheqjes se aplikanteve. Raporti veren gjithashtu imunitet te limituar në raste keqpërdorimesh dhe korrupsioni. Persa i takon administratës publike, ai konstaton ndërhyrje politike në emërimin e nëpunësve civilë, dhe thote parlamenti shqiptar nuk ka nje administrate te pavarur dhe profesionale. Procesi i anetaresimit ne BE kujton ‘Transparency International’ kërkon që Shqiperia dhe tre vendet e tjera të permbushin disa standarte financiare, ekonomike, sociale dhe politike. “Ato perfshijne edhe progresin ne luften kunder korrupsionit dhe qeverisjen e mire. Mosarritja e ketyre te fundit, eshte provuar se mbetet pengesë për vendet kandidate ose potencialisht kandidate në BE”- theksohet ne raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB