Ruci: U dhunua deputeti Gjoni

21/06/2011 15:25

Kryetari i grupit parlamentar socialiste Gramoz Ruci denoncoi sot dhunen
e ushtruar ndaj deputetit Ilir Gjoni, sipas tij nga njerez te
parapavijes se qeverise qe më pare ishin organizuar per vjedhjen e
votes.

Ruci tha se Berisha, nga njera ane kerkon dialog me opoziten, nga ana tjeter nxit krimin e rruges.   

“Dhuna e ushtruar ndaj deputetit Ilir Gjoni dhe të zgjedhurve të PS, tregon qartë se përpara vjedhjes së votës, pushteti i Sali Berishës nuk kursen asgjë, as dhunën ndaj deputetëve dhe as dhunën ndaj opozitës, ndaj të cilëve mund të ushtrohet  ajo pa pikë frike se ligji  nuk ndëshkon askënd. Ky është shteti i Sali Berishës që nga njëra anë përgjërohet për dialog me opozitën dhe nga ana tjetër nxit falangat e krimit për të dhunuar të zgjedhurit e saj, e për të përhapur terror në republikën e tij të frikës e cila po instalohet përditë.Ndaj sot i bëj apel Sali Berishës dhe të gjithë shpurës së tij; Kjo ngjarje e të gjitha të tjerat si kjo, nuk mund të kalojnë në heshtje, ashtu sikurse nuk do lejojmë kurrë që dhuna, frika, manipulimi, abuzimi ndaj çdo qytetari të zakonshëm e po ashtu ndaj të zgjedhurve të PS,  nuk do të mbetet pa ndëshkuar”, tha Ruci.

 

Top Channel