PD: Proçesi pa manipulime

21/06/2011 19:40

Partia Demokratike ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke deklaruar se proçesi është transparent dhe i pamanipuluar. Sipas Partisë Demokratike, të vetmet tentativa për manipulim janë bërë nga vazhguesit socialistë.

“Sot dëgjuam të njëjtën akuzë të lodhur, të ricikluar e të pabazë të z.Rama për proçesin e numërimit të votave, edhe pse gjithçka po shihet drejtpërsëdrejti në ekran. Ky nuk është një proçes kriminal, pavarësisht se z. Rama e thotë këtë pa asnjë bazë dhe fakt, por është një proçes ligjor që po zhvillohet pas kërkesës që Partia Socialiste bëri në Kolegjin Zgjedhor. Nuk ka manipulime dhe e vetmja përpjekje për manipulim ishte e numëruesit të tij, e cila në mënyrë të qëllimshme i keqlexoi kodet e sigurisë me qëllim për ta nxjerrë nga udha proçesin. Ky numërues tashmë është shkarkuar. Të gjithë qytetarët e dinë se i vetmi motiv për të anatemuar këtë proçes, është përpjekja e vazhdueshme e z.Rama për të manipuluar opinionin publik”, është shprehur zëdhënësja e PD-së, Jorida Tabaku.

“Z.Rama kërkon të errësojë proçesin dhe të deformojë demokracinë, thjesht sepse nuk i pëlqen rezultati. Ky proçes ka qënë i lirë, i drejtë dhe transparent. Po, ka një gjë jo transparente. Fakti se përse z.Rama nuk pranon thirrjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarëve për të pritur me qetësi dhe për të pranuar rezultatet si dhe vendimet e institucioneve të pavarura”, theksoi Tabaku.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta