
Tre galeri dhe disa dhjetëra ton krom janë bllokuar nga policia në
Bulqize në një kontroll që po ushtrohet në gjithë zonen krommbajtese.
Policia, Sektori i Krimit Ekonomik, Zyra e Punes dhe Zyra e Tatimeve po kontrollojne bashkarisht te gjitha kompanite qe shfrytezojne burimet e kromit ne zone.
Grupet e ngritura duket se kane synuar vetem kontrollin e galerive nga te cilat dalin sasi te medha kromi dhe nuk kane ndalur aspak punen ilegale dhe teper te rrezikshme te banoreve te Bulqizes te cilet germojne ne zone duke rrezikuar edhe jeten. Shpesh ne Bulqize jane bere takime per kontrollin dhe evidentimin e raste te paligjshme te nxjerrjes se mineralit te kromit. Kete here ky proces po realizohet pas zgjedhjeve lokale dhe pas disa konflikteve te armatosura mes personave qe pretendojne pronesine e galerive te kromit.
Top Channel