
Presidenti i Republikes Bamir Topi ngushëlloi familjarët e deputetet dhe
ish-ministres së Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi, e cila u nda
nga jeta pas një semundjeje të rëndë.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të intelektuales e deputetes Nekibe Kelmendi, e cila me dinjitet e krenari jetoi dhe punoi edhe pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve, që u vranë barbarisht nga forcat serbe në vitin 1999”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Presidenti, në emër të popullit shqiptar shprehu ngushëllimet e sinqerta si dhe vlerësoi lart personalitetin e spikatur të zonjës Kelmendi në fushën e drejtësisë, angazhimin politik shumëvjeçar dhe kontributin e madh në mëvetësimin si dhe lartësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Top Channel