Sanader tërheq apelin ndaj ekstradimit
20/06/2011 15:30
Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader ka tërhequr ankesën e tij kundër ekstradimit, duke hapur kështu rrugën për dërgimin e tij në Kroaci, ku akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Werner Suppan, i cili gjithësesi nuk ka qenë në gjendje të japë datën e saktë të ekstradimit.
“Sanader ka rënë dakord për ta thjeshtuar procedurën e ekstradimit në Kroaci”, ka deklaruar Suppan.
Sanader u arrestua në fund të vitit të kaluar në Salzburg të Austrisë, ku ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë kroate, e cila e kishte shpallur në kërkim.
Top Channel