PS: Zgjedhjet, një mal me parregullsi

20/06/2011 15:45

Nga selia e Partise Socialiste deputeti Sajmir Tahiri renditi një sërë
faktesh që sipas tij tregojne se deri ku po shkon manipulimi që KQZ po i
bën procesit në Tiranë.

“Në kutitë e NJB 1, rreth 20 QV rezultojnë me më pak fletë se zgjedhës. 4 QV rezultojnë me më shumë fletë se zgjedhës, ku vetëm një QV ka plot 21 fletë më shumë se zgjedhës. Kuti të thyera e të çara nga ku dalin vota të pafutura në asnjë zarf apo zarfi i fletëve të pavlefshme është zhdukur nga kutia. Fletë votimi të një QV që fluturimthi gjenden në kutitë e një QV tjetër. Fletë votimi të gjetura në një kuti, të vulosura me vulat e një tjetër QV. Kode Sigurie që janë tërësisht ndryshe nga ato që kanë vënë komisionerët, apo kuti pa kode sigurie”, tha Tahiri.

Sipas tij, procesi është ilegjitim, manipulativ e spekulativ, e si i tillë, nuk mundet dot kurrsesi të legalizojë vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinën e pushtetit. “Ne thjeshtë, nuk do ta lejojmë”, tha Tahiri.

Top Channel