
Deputetet dhe anëtaret e Asamblese se Partise Socialiste do të
shpërndahen në të gjithë Shqipërinë për të diskutuar dhe debatuar mbi
axhenden e ardhshme të kësaj force politike.
Qendrimi do te varet sigurisht edhe nga rezultati qe do te prodhoje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , megjithate PS duket se do te ofroje nje vije te forte, ne reagim te asaj, qe selia roze e quan ‘grabitje te mandatit te Tiranes’.
Partia Socialiste do te vazhdoje te ruaje marredhenien e ngrire me kuvendin e Shqiperise por burimet nga selia roze bejne te ditur se kjo nuk nenkupton bojkot te tij dhe nuk do te kete nje riperseritje te qendrimit te pas zgjedhjeve te vitit 2009, pra nje bojkot afatgjate.
Pas diskutimeve intensive me bazen e partise, por edhe mbeshtetesit e saj ne asamblene e ardhshme do te vendoset edhe me konkretisht per axhenden.
Demonstratat do te jene pjese e Partise Socialiste por ne nje axhende qe nuk i perfshin ato ne ditet me te aferta.
Mbeshtetja e nderkombetareve, permes deklaratave te forta deri tek fakti se rregullat nuk duhej te ndryshonin ne fund te lojes, cka i faturon sipas socialisteve nje pergjegjesi te forte KQZ dhe qeverise ne ndryshimin ne tavoline te rezultatit fitues te kryeqytetit, perkthehet sipas selise roze si sinjali me i forte i faktit se beteja dy vjecare e mbeshtetur ne qendrime radikale nga demonstrimet ne rruge, tek greva e urise, bojkoti, e bllokimi i rrugeve ka qene jo nje beteje e verber por nje perplasje per te garantuar voten e lire.
Ne kete vije do te diskutohet edhe me bazen, e cila eshte e ndare mes njerit qendrim dhe radikalizimt te tij. Persa i perket deklarates se kreut te partise socialiste Rama per nje hapje te metejshme te partise , burime nga kjo force politike theksojne se kjo ka te beje me krijimin e kushteve dhe mundesive per afrimin e sa me shume njerezve te cilet te ndihen dhe te jene pjese active e PS, nderkohe eshte e sigurte se kjo ftese nuk ka te beje me nje martese te re me te divorcuarit.
Top Channel