PD: Procesi i numërimit, transparent

20/06/2011 20:05

Partia Demokratike ka deklaruar se procesi që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është transparent dhe opozita po përpiqet të hedhë baltë mbi të.

“Sot, Edi Rama akuzoi KQZ-në për manipulim të procesit. Nuk ka manipulime. Përvec faktit se sot, siç e ka parë i gjithë publiku, një vëzhguese e Partisë Socialiste tentoi të manipulojë procesin duke thyer një kuti votimi. Çdo shqiptar ka pasur mundësinë ta shohë numërimin drejpërdrejt në TV. Dhe të gjithë shqiptarët janë duke pritur me qetësi dhe durim që procesi zgjedhor të mbyllet”, ka deklaruar zëdhënësja Jorida Tabaku.

Për mazhorancën, më shumë se sa rezultati, i rëndësishëm është standarti i procesit.

“Komuniteti ndërkombëtar po na kërkon të gjithëve që të sillemi me maturi dhe të presim përfundimin e procesit dhe respektimin e vendimeve të institucioneve. I vetmi që po kundërshton këtë, është zoti Rama. Ky proces është më i rëndësishëm se sa kush fiton, apo kush humbet. Ky proces ka të bëjë me një standart themelor të zgjedhjeve të lira dhe dëgjimin e zërit të cdo qytetari”, ka nënvizuar Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA