Zëvendëskryeministri i parë Behxhet Pacolli ka paralajmëruar se Kosova së shpejti do të njihet edhe nga disa shtete.

“Nuk mund të them se do t’i kemi 50 njohje menjëherë, por do të kemi shumë njohje dhe procesi do të shkojë përpara”, tha Pacolli.

Zyrtari i lartë, bën të ditur Telegraf, thotë se diplomacia kosovare ka një koordinim si asnjëherë më parë edhe me qendrat e fuqishme të lobimit. Në një intervistë për “Epokën e re”, Pacolli u është kundërpërgjigjur edhe kritikave të opozitës. Ai u ka rekomanduar përfaqësuesve opozitarë që në vend se të kritikojnë, të kontribuojnë në shtimin e njohjeve.

Top Channel