Milivoj Asner, një kriminel kroat i luftës naziste dhe i akuzuar për vrasjen dhe dëbimin e qindra serbëve, hebrejve dhe romëve në territorin e ish-Jugosllavisë, ka vdekur në moshën 98-vjecare në Klagenfurt të Austrisë.

Asner, i konsideruar si një nga kriminelët e luftës më të kërkuar nga qendra “Simon Wiesenthal”, ka vdekur për shkaqe natyrore në një azil ku jetonte prej kohësh.

Ai akuzohej për pjesëmarrje aktive në dëbimin e popullsive gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA