Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj
deklaron se ndaj tij po zhvillohet një proces i lincimit publik.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, përcjellë sot nga mediat kosovare, Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë për një drejtësi perëndimore ku në fund do të fitoja e vërteta.

“Ky është linçim publik dhe nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë. Në të kaluarën, në sistemin komunist kur ju keni dashur të rrënoni një personalitet, ka mjaftuar një propagandë e linçimit publik dhe ka përfunduar në burg”, thotë Limaj.

Ish-ministri i Transportit nuk ka dashur ta komentojë shkuarjen e kryeprokurorit të EULEX-it, ëreesëijk, por është shprehur i bindur se akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion janë të pabaza.

Top Channel