KQZ, vazhdon hapja e kutive

20/06/2011 16:15

Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka vijuar hapja e kutive në zbatim të urdherit të Kolegjit Zgjedhor.

Debatet mes kryetarit Ristani dhe perfaqesuesve te Partise Socialishte ishin prezente gjate te gjithe procesit te sotem. Kulmi i debatit u shenua pak perpara hapjes se kutise me numer 1789 nga KZAZ 48, e cila ishte e thyer ne pjesen anesore te saj.

Punonjesit e KQZ-së sqaruan se thyerja ishte shkaktuar gjate transportit. Ky sqarim nuk ishte i mjaftueshem per perfaqesuesit ligjore te PS, te cilet insistuan se KQZ duhet te hetonte me perparesi perse kutia eshte thyer, pasi sipas tyre KQZ ka dhene garanci per ruajtjen dhe sigurine ne transportin e tyre.

Kerkesa e perfaqesuesve ligjore te Partise Socialiste ka mbetur vetem ne kuadrin e kerkeses dhe asgje me shume, pasi kryetari KQZ-se urdheroi hapjen e kutise.

Dyshimet e perfaqesuesit ligjor te Partise Socialiste se ne kete kuti ishte nderhyre me pare, sipas tyre, jane vertetuar, pasi ne kete kuti mungonte zarfi i votave te kontestuara.Sipas procesverbalit ne ate zarf ishin 27 fletevotimi te kontestuara. Mosgjetja e ketij zarfi ne kuti nuk mori pergjigje nga KQZ.

“Integriteti i kutive varet vetem nga KQZ qe do thote cdo parregullsi qe verehet nga KQZ, perfshi edhe kete parregullsi flagrante eshte pergjegjesi direkte e Komisionit. Nuk ka asnje arsye qe nje kuti e mbyllur me kode, te mos kete ate cfare shkruhet ne procesverbal. Fakti qe ne kete kuti mungonte zarfi i votave te pavlefshme, cka eshte edhe objekti i hetimit te KQZ-se dhe i urdheruar me vendim te Gjykates, tregon se jemi ketu perpara nje manipulimi nga ana e KQZ-se”, tha perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genc Gjoncaj.

Hapja e kutive eshte nderprere per disa minuta pasi nje prej vezhguesve te PS lexoi gabim procesverbalin e gjetur ne kuti.

Kaq ka mjaftuar qe Arben Ristani ta cilesoje ate fillimisht si te padeshiruar ne kete proces.Kerkesa e zotit Ristani eshte perkrahur edhe nga anetarja Vera Shtjefni, por eshte kundershtuar nga zevendeskryetarja e KQZ-se- zonja Deshira Subashi.

Kryetari Ristani nuk e ka pranuar argumentin e zonjes Subashi se propozimi per ta larguar veshguesen Anila Cobani ishte i padrejte, pasi ajo nuk beri asgje pervec nje gabimi njerezor.

Me 4 vota pro zonja Cobani eshte larguar nga salla e KQZ –se, me motivacionin si e padeshiruar ne proces.

“Nervozizmi i Ristanit është present gjatë gjithë seancave të KQZ-së, ndërsa sa i takon veprimit lidhur me vëzhguesin është i padrejtë, nuk ka asnjë kompetencë KQZ të shkarkojë apo të emërojë vëzhguesit tanë ata janë pjesë e propozimeve tona për të vëzhguar procesin. Ne jemi këtu për t’u kujdesur që procesi të vëzhgohet, në zbatim të detyrimeve tona, nuk kemi asnjë varësi me KQZ-në në këtë raport, ndaj edhe ky është një veprim jo i drejtë dhe i paligjshëm i zotit Ristani”, tha Gjoncaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA