
Kreu i KQZ, Arben Ristani ka përjashtuar vëzhguesin e PS nga procesi i numërimit të fletëve të gabuara në kutitë e njësisë numër 5.
Sipas informacioneve të fundit, Ristani e ka argumentuar vendimin e tij me pretendimin se vëzhguesi Altin Gjino ka përdorur një komunikim të parregullt në sallë.
Komisioneri i PS në KQZ, Genc Gjoncaj ka protestuar ndaj këtij vendimi, duke akuzuar kryetarin se po përjashton pa të drejtë vëzhguesit e majtë.
“Kreu i KQZ po përjashton pa asnjë arsye vëzhguesit tanë. Vëzhguesi i PS po bënte detyrën dhe shprehu kontestimin e tij”, ka deklaruar Gjoncaj.
Ky përjashtim e con në dy numrin e vëzhguesve të PS të dëbuar nga procesi i numërimit, pas largimit të Anila Cobanit gjatë paradites së sotme.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi i kutive të njësisë numër 5 të kryeqytetit, nga i cili kanë rezultuar 7 vota për Lulzim Bashën dhe 3 për Edi Ramën.
Me këtë numërim avantazhi i kandidatit të Aleancës për qytetarin shkon në 82 vota plus ndaj kandidatit Aleanca për të Ardhmen.
Top Channel