Komuniteti Mysliman fiton betejën në Apel

20/06/2011 18:50

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka fituar edhe betejën juridike me të përjashtuarit nga ky institucion.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shfuqizuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e cështjes, duke lënë në fuqi kështu vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për përjashtimin e ish-funksionarëve të këtij institucioni, Betim Truci, Ali Hallaci, Ilir Vokshi dhe Bujar Topciu.

Katër ish-funksionarët u shkarkuan fillimisht me vendim të Kryesisë së komunitetit e më pas edhe nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm.

Vendimi për shkarkimin e tyre erdhi pas një përplasjeje të pazakontë në kryesinë e KMSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA