Gjykata e Lartë, nis procesi ndaj Metës

20/06/2011 11:00

Nis në Gjykatën e Lartë procesi ndaj kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion aktiv.

Sipas informacioneve të fundit kreu i LSI-së nuk është paraqitur në seancë.

Në Gjykatën e Lartë zhvillohet “beteja” e parë midis akuzës dhe Metës, në kulmin e debateve politike për zgjedhjet e 8 majit. Megjithatë, Gjykata e Lartë, bën të ditur “Shqip”, siguron se do të kryejë një proces të rregull, ku palët në proces duhet të kryejnë edhe kërkesa për rregullsinë ose jo të provave.

Mësohet se kërkesa e parë e mbrojtësve të kreut të LSI-së do të jetë rrëzimi dhe papërdorshmëria e videoregjistrimit që Prifti e ka dërguar në prokurori. Pritet që seanca e parë të jetë e debatueshme nga palët në proces, ku nga njëra ana mbrojtja e Metës do të kërkojë papërdorshmërinë e videoregjistrimit me argumentet se është marrë në mënyrë të paligjshme, dhe nga ana tjetër e hetuesve të çështjes, sipas së cilëve njëri prej bashkëbiseduesve ka pranuar bisedën në fjalë.

Top Channel