Misioni EULEX ka konfirmuar sot se ka zhvilluar hetime ndaj Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Piter Faith.

Sipas zëdhënësit Blerim Krasniqi, hetimi ndaj shefit të ICO-së është bërë pas dyshimeve për përfshirjen e tij në zgjedhjen e Gani Gergurit si guvernator të Bankës së Kosovës.

“Aktualisht Faith nuk është nën hetim pasi prokurori i EULEX i ka përfunduar ato dhe nuk ka gjetur asgjë konkrete”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkohë, zëdhënësi i ICO-së Andy McGuffie ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp se, zoti Faith mbeti mjaft i befasuar kur u informua se ndaj tij po kryhej një hetim.

Top Channel