Berisha përshëndet BE-në

20/06/2011 13:40

Kryeministri Sali Berisha përshendeti deklaraten e ministrave të Jashtëm të BE-së, që sipas tij bënë thirrje për respektimin e institucioneve. Berisha ftoi opoziten të bëhet pjesë e reformave, duke perfshire edhe ligjin zgjedhor, duke propozuar amendimet e saj.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate fjales se tij se numërimi elektronik do të jetë zgjidhja e duhur në Shqipëri.
“Mbetem i bindur se numerimi elektronik do të ishte përgjigjja më e shkëlqyer. Tani është momenti i duhur për futjen e këtij sistemi, dhe jo 4 ose 5 vite më parë kur shpërndarja e internetit ishte më e limituar”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi se kabineti është i gatshëm të vendosë sistemin më të sigurt elektronik që ekziston në ndonjë vend në të 4700 qendrat e votimit. Sipas Berishës ky sistem do të bëjë të mundur që në procesin e votimit të marrin pjesë edhe emigrantët shqiptarë nëpër botë.

Berisha ftoi opozitën që të bëjë amendimet e saj në kuadër të reformës elektorale, t’i dërgojë ato në Komisionin e Venecias dhe te OSBE-ODIHR, duke premtuar me pas votimin e tyre në parlament.

Në fjalën e tij Berisha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetes Nekibe Kelmendi dhe ftoi te pranishmit të mbanin një minutë heshtje në nderim të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta