At Nikolla Marku:Të dënohen Janullatos, Dule e Bollano

20/06/2011 11:45

Famulltari i Kishës Ortodokse Autoqfale Kombëtare Shqiptare,At Nikolla
Marku, gjatë një konference për shtyp  ka kërkuar dënimin ndaj veprimeve
të Nikola Geixhit, Anasatas Janullatos, Vasil Bollanos, dhe Vangjel
Dules. Sipas tij këta persona janë elementë të rrezikshëm ndaj
sovranitetit kombëtar shqiptar.

Sipas tij ata kanë kryer akte të cilat dëmtojnë sovranitetin shqiptar. At Nikolla Marku thote se Janullatos ka bërë fjalime në organizma ndërkombëtare, për gjoja mungesë të drejtash të ndryshme në Shqipëri, ka kryer veprime politike brenda kishës, organizata Omonia dhe fushata e Vangjel Dules kanë stimuluar regjistrimin fallsifikues të popullsisë e të tjerë. Edhe një herë Marku u kërkon organeve të akuzës dhe drejtësisë që këta persona t’i vërë përpara gjygjit, duke u dhënë dënimin e merituar.
 
Ndërkaq Marku shprehet i indinjuar ndaj indiferentizmit që ka treguar Akademia e Shkencave, duke e cilësuar heshtjen e saj si tradhti ndaj kombit. Por njëkohësisht ai falenderon dhe vlerëson qëndrimin e Kreshnik Spahiut, Sabri Godos, Shpëtim Idrizit e të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar hapur veprimet që janë në dëm të sovranitetit shqiptar.

Top Channel