Ashton: Flasim pas zgjedhjeve

20/06/2011 19:30

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, përvec shqetësimit për gjendjen e krijuar, ka kërkuar mbylljen e procesit zgjedhor.

“Nuk është surprizë që duam të shohim një përfundim të shpejtë të procesit zgjedhor në Bosnje e Shqipëri. Në Shqipëri situata është vecanërisht shqetësuese. Ne duam të shohim rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik dhe një fokus të ri mbi reformat”, ka deklaruar Ashton.

E pyetur nga Top Channel pas takimit të Luksemburgut, zonja Ashton ka nënvizuar se ka ende disa cështje lidhur me garancitë se si po zhvillohet ai që duhet vlerësuar.

“Mendoj se ka dy gjëra, së pari procesi elektoral nuk ka përfunduar ende. Ju e dini se ka ende disa cështje mbi garancinë se kjo u bë sic duhet dhe se kush tjetër mund të angazhohet për të garantuar këtë. Sapo të marrim vesh rezultatin e këtyre, ne do të vendosim se sa mirë ne mund të flasim me qeverinë shqiptare e opozitën, mbi atë se cfarë duhet bërë më pas. Pra, tani për tani, vec mund të them se do të doja të shihja një lëvizje shumë të rregullt përpara, të ciltër e transparente dhe që procesi elektoral të përfundonte në mënyrë efikase”, ka nënvizuar Ashton.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA