
Policia e Tiranës vazhdon hetimet për vrasjen e 32 vjecarit, Nadien Zenelaj që u ekzekutua me armë zjarri në zonën e quajtur ish-blloku në Tiranë.
Por edhe një javë pas vrasjes nuk ka arritur të ketë ndonjë informacion të hollësishëm për të.
Më shumë se 100 persona të shoqëruar kanë dhënë shpjegime gjatë gjithë javës në polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit të krimit, i cili lëvizi lirshëm në zonën më të populluar të Tiranës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Asnjë nga personat që ndodheshin në lokalin ku u vra 32 vjecari nga Dibra, nuk arriti dot t’i bëjë një identikit të qartë të vrasësit, i cili për nga mënyra se si ka vepruar mendohet të ketë qenë i paguar për të kryer krimin.
Pistat e hetimit janë të shumta, për shkak edhe të aktiviteteve të ndryshme që kryente viktima.
Sipas policisë ai ka patur precedente penalë si edhe dyshohej për përfshirje në trafiqe të jashtëligjshme.
Top Channel