Numërimi, vota në favor të Bashës

19/06/2011 13:30

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vijon hapja e kutive për numërimin e fletëve të gabuara, që deri tani konfirmojnë avantazhin e Lulzim Bashës.

Sipas llogarive të bëra deri pak më parë, nga numërimi i deritanishëm 17 vota kanë shkuar në favor të kandidatit demokrat, ndërsa 8 të tjera atij socialist, Edi Rama.

Me këto vota, avantazhi i Bashës shkon në 92 vota plus ndaj kryetarit të Partisë Socialiste. Komisioni po numëron kutitë e njësisë bashkiake numër 2 të kryeqytetit, e cila në total ka 190 kuti.

Procesi, që po ndiqet nga dy vëzhgues të PD dhe PS, po vijon me tensione mes palëve, pasi të majtët pretendojnë për parregullësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta